Loading…

Në Hagë vazhdon seanca gjyqësore ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

  • 13/02/2024 | 08:19

Në Hagë vazhdon seanca gjyqësore ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Ismet Bahtjarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.


Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se janë bashkuar çështjet gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit e të Haxhi Shalës.

Në njoftimin për media nga Dhomat e Specializuara, thuhet se më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju miratoi kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për bashkimin e çështjes kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit me atë kundër Haxhi Shalës.

“ Gjykatësi Giju konstatoi se bashkimi i këtyre dy çështjeve i plotëson kërkesat e Rregullës 89(1) të Rregullores, se do t’i shërbente administrimit në mënyrën e duhur të drejtësisë dhe nuk do të ishte paragjykues ose në  mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit”, ka njoftuar Dhomat e Specializuara.

Mbrojtja e Januzit dhe Bahtjarit pretendojnë se ZPS-ja po kërkon që përmes një aktakuze të përbashkët të shtojë akuza të cilat janë hedhur në fazën e konfirmimit për këtë rast.

Për këtë javë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet të mbahet vetëm një seancë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë