Loading…
Në Hajvali fëmijët gjejnë granatë dore teksa loznin
  • 16/04/2019 | 10:12

Në Hajvali fëmijët gjejnë granatë dore teksa loznin

Një granatë dore është gjetur nga disa fëmijë në Hajvali të Prishtinës në mesditën e së hënës, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, mjeti i dyshimtë u gjet teksa fëmijët ishin duke lozur.

Policia ka thënë se e ka siguruar vendin e ngjarjes dhe aty kanë dalë njësitet e KFOR-it dhe FSK-së për deminim, që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.

“Raportohet se nga disa fëmijë derisa ishin duke lozur është gjetur një mjet i dyshimtë (granatë dore). Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë