Të gjitha votat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Holandë do të numërohen me dorë për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike.
Kështu vendosi qeveria holandeze, pas raporteve se programet kompjuterike që përdoren për të nxjerrë rezultatet në nivel rajonal dhe kombëtar mund të mos jenë të sigurta.
Agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar se zgjedhjet e këtij vitit në Francë, Gjermani dhe Holandë mund të jenë të cenueshme nga manipulimet prej aktorëve të jashtëm, përfshirë Rusinë, citon gazetametro.net. Holanda do të zhvillojë zgjedhje te përgjithshme më 15 mars, të parat në një vit thelbësor zgjedhor në qendër në BE.
Ministri i Brendshëm i Holandës, Ronald Plasterk tha se për shkak të kërcënimeve të raportuara nuk mund të lejohet asnjë hije dyshimi për zgjedhjet dhe prandaj vendimi i qeverisë është i justifikuar./gazetametro.net