Një restorant në Hollywood të Floridës, SHBA, ka tërhequr vëmendje me një koncept të pazakontë, duke organizuar një herë në muaj darka ku klientët mund të hanë plotësisht të zhveshur.
Aktiviteti zhvillohet të hënën e parë të çdo muaji në C.L.A.S.S. Soirée Steakhouse, pas suksesit të një eventi privat të organizuar nga një grup nudistësh. Menuja përfshin një darkë me çmim fiks dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të krijuar një atmosferë më intime.
Pjesëmarrja kushton 250 dollarë për burrat, 150 dollarë për gratë dhe 300 dollarë për çiftet. Sipas autoriteteve lokale, aktiviteti është i ligjshëm, pasi stafi i restorantit mbetet i veshur, ndërsa mysafirëve u ofrohen mantelë dhe peshqirë për komoditet.
Pronari dhe shefi i kuzhinës, Maurad Ali, ka thënë se ideja synon ta dallojë restorantin në një treg konkurrues dhe se ka zgjuar interes të madh që nga fillimi.