Lideri i demokratëve në Kongresin Amerikan, Steny Hoyer, i këshilloi kongresmenët amerikanë që të mos fajësojnë presidentin dhe administratën Biden për krizën ekonomike në vend, transmeton Gazeta Metro.
Me një inflacion rekord në SHBA, krizë në zinxhirin e furnizimit dhe tani me anulimin e lejeve për shpim e hulumtim për naftë e gaz në Alaska ka kritika të shumta nga republikanët dhe pakënaqësi edhe tek popullata amerikane, ku aprovimi i presidentit Biden është rreth 40 %.
Presidenti amerikan Joe Biden tentoi t’i lë fajin për krizën ekonomike administratës së kaluar të Trump madje në fjalim këtë javë por nuk u prit mirë siç nuk ishte pritur mirë as fajësimi i Rusisë për krizën e rritjes së çmimit të derivateve, pasi që çmimet ishin në ngritje edhe para luftës.
Lideri i demokratëve në Kongres Steny Hoyer e përsëriti qëndrimin e tij që po konsiderohet si një arsyetim nga republikanët, ‘Jemi në luftë’ dhe tani duhet unitet mes demokratëve dhe republikanëve si amerikanë. Nuk i ndezi as tani pasi republikanët e konsiderojnë si një mbulesë./gazetametro.net
We are at war,
says House Majority Leader Rep. Steny Hoyer
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 13, 2022