Loading…

Në kërkim të partnerit: Tigri bën rrugë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë

  • 03/12/2019 | 09:21

Në kërkim të partnerit: Tigri bën rrugë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë

Një tigër besohet të ketë përfunduar ecjen më të gjatë të regjistruar ndonjëherë nga speciet në Indi, pasi udhëtoi rreth 807 milje (1300 km), transmeton Gazeta Metro.


Ekspertët besojnë se modeli i udhëtimit të kafshës sugjeron se ishte në kërkim të një partneri. Tigri ishte i pajisur me një zinxhir radio, sepse ishte pjesë e një projekti që studion modelet e shpërndarjes së tigrave në një pjesë lindore të shtetit Maharashtra.

Disa njerëz thonë që kafshët nuk qëndrojnë në një vend më shumë se 4-5 ditë, dhe këtë e bëjnë vetëm sepse kishin gjetur pre. Bilal Habib, biolog i moshuar në Institutin e jetës së egër në Indi, tha se kjo është ecja më e gjatë që një tigër ka bërë në Indi.

”Ne e dimë sepse ka qenë i lidhur me radio. është e qartë se me zvogëlimin e hapësirës, duhet të hartojmë politikë për të kontrolluar sigurinë e tigrave. Një tigër ka nevojë për tre gjëra: hapësirë, ushqim dhe partner. Dhe nëse nuk arrin të gjej njërën nga këto, do vazhdoj ende të ec.”

Tigri i cili ka lindur në fund të vitit 2016, bëri rrugë të gjatë duke shëtitur tërë Indinë pothuajse, derisa në fund u ndal në Buldhana./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë