Loading…

Në kërkim të votave për Demarkacionin

  • 09/12/2016 | 08:29

Në kërkim të votave për Demarkacionin

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend në momentin që sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikim. Opozita shprehet e bindur se Qeveria nuk do t’i sigurojë ato vota.

Koalicioni qeverisës është duke bërë përpjekje që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të cilën për më shumë se një vit nuk arriti ta ratifikonte. Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se në momentin që sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës ajo do të procedohet në Kuvend për votim. Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria po tregohet kokëfortë në këtë çështje, megjithatë ata thonë se koalicioni nuk do t’i ketë asnjëherë votat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën opozitarët e konsiderojnë të dëmshme për vendin.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se Qeveria nuk ka hequr dorë nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe se kjo marrëveshje do të procedohet në Kuvend në momentin që koalicioni qeverisës sigurohet se do t’i ketë votat e nevojshme për ratifikim.

“Marrëveshja do të procedohet atëherë kur besojmë se i kemi siguruar 80 vota”, është shprehur Gecaj.

Në anën tjetër deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se Qeveria e kryeministrit Mustafa po vazhdon të tregohet kokëfortë sa i përket Demarkacionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë