Loading…

Në këtë datë partitë politike mësojnë numrin e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit

  • 12/09/2019 | 12:54

Në këtë datë partitë politike mësojnë numrin e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit

Të martën, me 17 shtator do të bëhet hedhja e shortit ku partitë dhe koalicionet do të mësojnë numrat e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhje, trasnmeton Gazeta Metro.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke organizuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit.

Katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

1 070 kandidatë për deputet po garojnë për 110 vende në Kuvend. Komisioni Qendror i Zgjedhjes ka bërë të ditur se numri i kandidatëve në listat e koalicioneve ose partive politike është bërë i njohur, mirëpo ai i partive ende jo.

Të martën, me 17 shtator do të bëhet hedhja e shortit ku partitë dhe koalicionet do të mësojnë numrat e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhje.

Ndonëse fushata zyrtarisht ende nuk ka nisur, kandidatët dhe subjektet e tyre politike kanë nisur takimet me qytetarët për të kërkuar vota.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë