Ndryshueshëm por më nxehtë javën e fundit të majit. Priten edhe reshje shiu me bubullima.
22.05.2022 – Dita e hënë fillon me mot jo edhe shumë të ngrohtë dhe me kushte për të reshura shiu me bubullima. Nga dita e martë parashihet të mbajë mot më i nxehtë, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte. Të martën e mërkurën paraqiten edhe kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites. Të enjten nuk po paraqiten kushte për reshje, derisa të premten sërish mundësi për shi e bubullima orëve të pasdites.
Cilësia e ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo kohë pas kohe mund të ketë rritje të ndotësve ajror që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, shkurtimisht edhe në të dobëta.
23.05 – Kryesisht me vransira. Që nga mëngjesi paraqiten kushte për reshje lokale shiu, ndërsa orëve të pasdite shoqërohen edhe me bubullima.
24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell paradite. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
25.05 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
26.05 – Nxehtë, me vransira dhe intervale me diell.
27.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet fillimisht arrinë deri në 23C e 25C, e të mërkurën dhe të enjte edhe deri në 31C e 32C.
Era ndryshon drejtimin në jugperëndimi nga dita e martë dhe frynë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-14m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies, e më pas në rritje.Nb