Loading…

Në këtë formë KQZ ju mundëson votimin personave në burgje e spitale

  • 06/06/2017 | 11:53

Në këtë formë KQZ ju mundëson votimin personave në burgje e spitale

Njerëzit të cilët janë të mbyllur  në shtëpi nuk do të ndëshkohen nga mundësia për të mos votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka menduar edhe këtë pjesë.

Në kategorinë e votuesve me nevoja dhe rrethana të veçanta përfshihen njerëzit me aftësi të kufizuara, sëmundje, njerëzit në spitale, burgje, ose të atillë që janë të mbyllur në shtëpi e nuk mund të dalin për të votuar për shkaqe sigurie.

Të gjithë do ta kenë mundësinë t’iu qasen kutive të votimit në zgjedhjet e 11 qershorit.

KQZ do të dërgoj ekipet e saj mobile për të lehtësuar procesin e votimit për këtë kategoi. Dilemës se si të votohet nëse jam votues me nevoja dhe rrethana të veçanta, KQZ i është përgjigjur në këtë formë.

 Si të votoj në qoftë se jam votues me nevoja dhe rrethana të veçanta?

KQZ-ja i dërgon ekipet mobile për të lehtësuar procesin e votimit për votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të aftësisë së kufizuar, arsyeve shëndetësore ose arsyeve tjera.

 Pasi të kalohet ky hap, personat me nevoja të veçanta, duhet të regjistrohen për këtë shërbim duke e plotësuar Formularin dhe duke e dorëzuar të njejtin në zyren e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve bashkë me një kopje të letërnjoftimit.

Mirëpo bashkë me të duhet të bashkëngjesin edhe diagnozën mjekësore, apo dokumentet mbështetëse për të treguar pse iu duhet ky shërbim.

Krejt në fund dokumentet mund të dorëzohen nga ndonjë anëtar i familjes, i cili duhet ta ketë kopjen e letërnjoftimit nga data 25 deri më 28 maj. Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, kanë mbetur jo më pak se 7 ditë deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë