Loading…

Në këtë fshat të Kosovës sot arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, zbulimi i tyre bëhet të hënën

  • 25/11/2022 | 08:15

Në këtë fshat të Kosovës sot arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, zbulimi i tyre bëhet të hënën

Sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, arrijnë dy shtatoret e heronjve kombëtarë Hasan Prishtina dhe Adem Jashari, shkruan Gazeta Metro.


Këshilli i fshatit Mushtisht ka njoftuar se dy shtatoret e Hasan Prishtinë dhe Adem Jasharit nisen sot nga Tirana dhe në fshat arrijnë rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të Këshillit, fshati ka planifikuar që të organizohet për pritjen e tyre sot, derisa zbulimi i tyre bëhet ditën e hënë.

Në nderim dhe përkujtim të 28 nëntorit, festës së katërfishtë kombëtare, me 28 nëntor 2022, nga ora 12:00, përurohen shtatorja e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe  ajo  e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë