Gjithnjë e më shumë po flitet se shumë punë do të zhduken, sepse dalëngadalë do të arrijmë deri aty sa në vend të njerëzve të punojnë robotët. Në këtë hotel japonez tashmë kjo ka filluar të ndodhë.
Hoteli Henn na chain, emri i të cilit në përkthim do të thotë “i çuditshëm”, është hoteli i parë në botë i cili në vend të personelit ka robotë. Për këtë shkak ka hyrë edhe në librin e rekordeve të Guinnessit.
Henn na chain-i i parë është hapur në Nagasaki dhe është bërë pjesë e vargoit. Tash ka 8 të tillë në tërë vendin.
Është e njohur se japonezët e duan robotët, por mysafirët vërtet habiten kur në recepsion i pret roboti dinozaur. Në ta gjenden sensorët, të cilët e detektojnë lëvizjen dhe kur mysafiri i afrohet recepsionit, ai përshëndet me “Welcome”.
Ata duken sikur të kenë ardhur nga filmi Jurassic Park, vetëm se në kokë kanë kapela të vogla dhe mbajnë kravata flutur. Pastaj mysafirët i vënë të dhënat personale në një kompjuter të veçantë. Mysafirët mund të zgjedhin se në cilën gjuhë roboti do të komunikojë me ta – japonisht, anglisht, kinezisht apo në gjuhën koreane, transmeton gazetametro.net.
Në çdo dhomë gjendet mini-robotë me emrin Tapia. Ata duken si BB-8-a nga Lufta e yjeve dhe u ndihmojnë mysaforëve për ta ndërruar programin apo muzikën. Madje edhe peshqit e vegjël në paradhomën e akuariumit punojnë me bateri. Fëmijët sidomos i duan robotët e vegjël në formë veje, me të cilët mund ta luajnë.
Menaxheri i hotelit Yukio Nagai thotë se mënyra e tillë e punës paguhet, sepse tregu i punës në Japoni po zvogëlohet. Hotelet kanë vështirësi në gjetjen e personelit, kështu që mysafirët tash i shërbejnë robotët.
Një natë në hotel kushton 80 dollarë, ndërsa në vend të çelësave përdoret teknologjia e njohjes së fytyrave. Karroca të automatizuara ua sjellin valixhet deri në dhoma e kush don t’i ruajë në vend të sigurt gjerat e tyre, dora robotike do t’i vërë në dollat e t’i kyçë. Personeli njerëzor vjen vetëm në rast se ndodhin prishje, por në hotel thonë se kjo ndodh rrallë./gazetametro.net
Shikojeni se si duket kur e vizitoni hotelin, në të cilin punojnë robotët: