Loading…
Në këtë komunë mësimdhënsi s’ka marrë pagë qe 7 muaj, paditë Drejtorinë e Arsimit
  • 19/02/2019 | 17:53

Në këtë komunë mësimdhënsi s’ka marrë pagë qe 7 muaj, paditë Drejtorinë e Arsimit

Behram Haliti, mësimdhënës nga Mitrovica, po kërkon pagën e 7 muajve, transmeton Gazeta Metro.


Paditësi Behram Haliti, po kërkon kompensimin e pagave për shtatë muaj e njëmbëdhjetë ditë, pasi që ai kishte punuar në pozitën e mësimdhënësit të lëndës Solfezhos, e cila pozitë në zëvendësim, në shkollën e muzikës, “Tefta Tashko” në Mitrovicë, në kohëzgjatje prej 4 shtator 2017, deri më 15 prill 2018.

Në fjalën hyrëse, i autorizuari i paditësit avokati Berat Peci, ka thënë se mbesin në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë, duke shtuar se bëjnë precizimin e kërkesëpadisë ashtu që sa i përket lartësisë së pagës të paraparë me kontratë, e cila ka qenë në vlerë prej 405 euro, siç tha ai është bërë një gabim gjatë përpilimit të kontratës ashtu që lartësia e saktë e pagesës duhet të jetë 220 euro.

Avokati Peci, ka precizuar edhe vlerën për këtë kompensim, e cila siç tha ai, për shtatë muaj e njëmbëdhjetë ditë është 1.600.00 euro, duke i propozuar gjykatës që të njëjtën ta aprovojë si të bazuar.

Ndërkaq, përfaqësuesi i të paditurës, avokati publik komunal Avdi Muzliuakaj, në fjalën e tij hyrëse ka thënë se e kundërshtonte padinë dhe kërkesëpadinë fillestare ndaj të cilës edhe ishte me vërejtje të mëdha, mirëpo me precizimin e padisë nga ana e palës paditëse, sipas tij, është qartësuar se paditësi ka punuar me kontratë tek e paditura, dhe se paga e tij duhet të cilësohet ashtu si në propozimin e padisë gjatë seancës, si pagë dytësore.

Pas administrimit të provave dhe fjalës përfundimtare me ç ‘rast palët deklaruan se mbesin si në fjalën hyrëse, gjykatësi i rastit Skender Shala, ka konstatuar se shqyrtimi i kësaj padie ka përfunduar.

Sipas padisë së paraqitur më 8 maj 2018, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, paditësi Behram Haliti, ka paditur Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, për kompensimin e të ardhurave mujore të pa paguara.

Bazuar në padi, paditësi pas përfundimit të konkursit të rregullt që është shpall nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, për pozitën e mësimdhënësit të lëndës Solfezhos, e cila pozitë në zëvendësim, në institucionin e arsimit SHMLA “Tefta Tashko” në Mitrovicë, në kohëzgjatje prej 4 shtator 2017 deri më 15 prill 2018.

Siç thuhet në padi, paditësi ka mbajtur mësimin në shkollën e lartcekur, mirëpo asnjëherë nuk e ka marr pagën që i ka takuar si kompensim për punën, siç edhe ka qenë e paraparë me kontratë.
Sipas padisë, paditësi i është drejtuar Drejtorisë për Arsim në Komunën e Mitrovicës, me anë të kërkesës, me të cilën ka kërkuar që të hyjë në listën e pagave dhe të bëhet pagesa sipas kontratës.

Gjithmonë sipas padisë e paditura është përgjigjur me një shkresë, në të cilin ka cekur se paditësin nuk e kanë futur në listat e pagave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë