Me rastin e ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, një nga komunat e vendit ka vendosur në mesin e aktiviteteve një lojë që po luhet shumë kohët e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Është komuna e Skenderajt, ajo e cila ka planifikuar që në sheshin ‘Adem Jashari’, të zhvillohet edhe gara me këtë lojë.
“Loja më e luajtur në rrjetet sociale ‘LUDO’ thuhet në agjendën e publikuar.
Ndryshe, loja e famshme “Ludo King” është bërë pjesë e pothuajse çdo përdoruesi të telefonave të mençur.
Në Kosovë kjo lojë ka gjetur një përdorim të madh duke u shndërruar në një nga më të pëlqyerat e kohës.
Madje, në përditësimin e ri, “Ludo” ka vendosur edhe flamurin e Kosovës. Kjo sigurisht është bërë për shkak të përdoruesve të shumtë të kësaj loje në shtetin më të ri të Evropës./gazetametro.net