Loading…

Në këtë komunë të Kosovës, mësuesve u ndalohet të pranojnë dhurata më 7 mars

  • 06/03/2019 | 21:10

Në këtë komunë të Kosovës, mësuesve u ndalohet të pranojnë dhurata më 7 mars

Mësimdhënësit që do të pranojnë dhurata nga nxënësit e tyre më 7 mars, që njihet si dita e mësuesit, do të ndëshkohen, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim që u mor vitin e kaluar nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, po kërkohet që të respektohet edhe këtë vit.

“Është një komision për hulumtimin dhe verifikimin e dhuratave, se a janë blerë apo jo nëpër shkolla . Atëherë do të merren masa ndaj mësuesve që kanë pranuar dhurata”, thuhet nga kjo Drejtori.

E një vendim të tillë, po e përkrahin edhe mësuesit.

“U tregojmë prindërve përmes mesazheve”, thonë ata.

Kjo pasi që mësuesit nuk e cilësojnë këtë si një ditë të dhuratave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë