Loading…

Në këto 30 vite Europa kurrë më afër luftës, alarmon Polonia

  • 13/01/2022 | 15:05

Në këto 30 vite Europa kurrë më afër luftës, alarmon Polonia

Polonia është në mesin e atyre anëtarëve të NATO’s që janë më agresiv në ballafaqim me atë që e shohin si ambiciet revizioniste të Rusisë në Europën lindore, transmeton Gazeta Metro.


Europa është si asnjëherë më afër luftës në këto 0 vite, ka tërhequr vërejtjen ministri i punëve të jashtme të Polonisë Zbigniew Rau që këtë javë po kryen vizita diplomatike për të zbutjen e tensioneve me Rusinë që kanë kushtëzuar që Ukraina kurrë të mos anëtarësohet në NATO.

Duke ju drejtuar të dërguarve nga 57 shtetet anëtare të OSBE’së, kryediplomati polak nuk e përmendi Rusinë direkt, por renditi një varg konfliktesh ku pretendohet përfshirja e Moskës a raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

“Si duket rreziku i luftës në hapësirën e OSBE sot është më i madh seç ishte 30 vite më parë” tha Rau në fjalimin e tij që zbulonte prioritetet e shtetit të tij derisa ka kryesimin e OSBE këtë vit.

“Ka disa javë që po përballemi me probabilitetin e një eskalimi të madh ushtarak në Europën Lindore.”

Polonia është në mesin e atyre anëtarëve të NATO’s që janë më agresiv në ballafaqim me atë që e shohin si ambiciet revizioniste të Rusisë në Europën lindore.

“Ne duhet të përqendrohemi në zgjidhjen paqësore të konfliktit në dhe përreth Ukrainës” shtoi ministri polak Rau, duke kërkuar “respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit dhe unitetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj që janë pranuar nga bashkësia ndërkombëtare”.

Rusia ka dislokuar më shumë se 100 mijë trupa afër kufijve të saj me Ukrainës që tashmë po lufton separatistët e mbështetur nga Kremlini në lindje të saj. Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas, Krimenë, në vitin 2014.

Bisedimet e të enjtes në Vjenë do të jenë të parat këtë javë ku Ukraina do të përfaqësohet, por vetëm në një nivel modest ambasadorësh. Bisedimet ministrore mes SHBA’së dhe Rusisë në Gjenevë të martën, dhe ato mes Rusisë dhe NATO’s të nesërmen në Bruksel dështuan që të kenë përparim të dukshëm.

Të enjten nga Kremlini doli një vlerësim i zymtë i bisedimeve të Rusisë me SHBA’në dhe NATO’n të kësaj jave, duke i përshkruar si “të pasuksesshme” dhe njoftuan se “kanë mospajtime në çështje themelore”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë