Loading…

Në këto shtete vepron grupi i Jasharit, që planifikonte vrasjen e politikanëve

  • 13/03/2017 | 20:12

Në këto shtete vepron grupi i Jasharit, që planifikonte vrasjen e politikanëve

Murat Jashari, personi që plagosi avokatin Azem Vllasi, në dëshminë e tij në polici, ka thënë se ai kishte dashur ta vras Vllasin dhe se nuk vepron i vetëm, por me një grup që operon në tri shtete.


Ai ka deklaruar se vrasjen e Vllasit ka dashur ta bëjë pasi e cilëson ish-politikanin që aktivitetin e ka kryer sa ende ekzistonte Jugosllavia, si tradhtar të kombit.

Jashari pohoi se ka një listë të gjatë të njerëzve që grupi dëshiron t’i eliminojë.

Planet për vrasjen e disa nga zyrtarëve shtetërorë të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin, Isa Mustafa, sipas dëshmisë së sulmuesit janë bërë në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Zvicër.

Deri tani nuk ka ende informacione se kush është struktura e organizuar të cilën e ka përmendur Jashari.

Nuk dihet as përse ishte pikërisht Azem Vllasi që u sulmua i pari, apo ishte çështje rastësie, shkruan Klan Kosova.

Ndërsa i dyshuari tjetër për sulmin e sotëm është, Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit, Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Por, për këto dhe të tjera informacione policia do të mund të hetojë pasi të dyshuarit i arrestoi menjëherë pas sulmit, në periferi të Prishtinës derisa kishin marrë rrugë për në Ferizaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë