Loading…

Në këto vende ateistët denohen me vdekje

  • 23/03/2017 | 18:54

Në këto vende ateistët denohen me vdekje

 

Në disa vende ateizmi denohet me vdekje. Kush do që e quan veten jo besimtar dhe flet keq për fetë tjera vritet.


Në Britani 30 përqind e njerëzve e përshkruajnë veten e tyre si besimtarë, duke e bërë këtë të fundit një ndër vendet më pak besimtare në botë.

Sipas “the Independent”, 53 përqind e njerëzve thonë se nuk besojnë, ndërsa 13 përqind thonë se janë ateistë.

Megjithatë, pavarësisht prevalencës së ateizmit dhe humanizmit në Britaninë e Madhe, shumë mund të habiten me faktin se të mos paturit besim, mund të jetë një çështje jeta a vdekje në disa vende të botës.

Në këto 13 vende, nëse je ateist, dënohesh me vdekje:

  1. Afganistan
  2. Iran
  3. Malajzia
  4. Maldive
  5. Mauritania
  6. Nigeri
  7. Pakistan
  8. Katar
  9. Arabia Saudite
  10. Somali
  11. Sudan
  12. Emiratet e Bashkuara
  13. Jemen

Në disa vende të tjera, dënimi me vdekje nuk është formal, por ateistët dhe humanistët janë vrarë nga ekstremistët fetarë për shkak të besimit të tyre.

Në vende si India dhe Bangladeshi, policia është akuzuar se i kanë lejuar këto, vrasje pasi nuk i kanë hetuar siç duhet.

Të paktën tre blogerë ateistë janë sulmuar për vdekje në Bangladesh pasi postuan shkrime ku argumentonin se provat shkencore duhet të jenë mbi besimet fetare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë