Loading…
Në kohë fushate: Blerim Kuçi fiton tender 1.7 milion euro në Suharekë
  • 11/09/2019 | 12:41

Në kohë fushate: Blerim Kuçi fiton tender 1.7 milion euro në Suharekë

Blerim Kuçi – Nënkryetari i AAK’së, tanimë në garë përsëri për deputet që mban numrin 28, ka fituar një tender të majm në Suharekë që kap shifrën e 1.7 milionë eurove, shkruan Gazeta Metro.


Kompania N.P.N. “HIDROTERM” pronar i së cilës është djali i tij 24 vjeçar Genc Kuçi, ka fituar tenderin prej 1.7 milion eurove për ndërtimin Sheshit në Suharekë.

Kontrata me titull “Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë -Sheshi në Suharekë” e ka fituar kompania që deri para pak kohe pronar i saj ishte vet Blerim Kuçi, por me të po merret djali i tij, shkruan Gazeta Metro.

Ndaj kësaj kontrate ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë, të cilën e ka quajtur si kurdisje të zakonshme nga ana e Komunës së Suharekës.

LVV po përmendin si diçka të njëjtë ka ndodhur edhe me ndërtimin e shtëpisë së kulturës ‘Ukë Bytyqi’ në Suharekë, ata po thonë se gjatë hapjes së kontratave bëhet e ditur qysh herët se cila kompani do të fiton.

Ata po akuzojnë Blerim Kuçin për kontrata të dyshimta me kryetarin e saj Bali Muharremaj, Komunë kjo që udhëhiqet nga AAK./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë