Loading…

Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë

  • 23/03/2017 | 08:30

Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë – RIK ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë që mbahen më 2 prill 2017. Lista Serbe ka siguruar se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë.


Komisioni Republikan i Zgjidhjeve në Serbi – RIK ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të mbahen më 2 prill 2017.

Vendimi për organizimin e qendrave të votimit në Kosovë do të vlejë derisa atëherë kur vlerësimi për sigurinë të mundë të lejojë që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë.

Lista Serbe ka siguruar se zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovës.

Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet për president të Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet tjera më përpara, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Sipas Listës Serbe, për ndryshim nga Serbia në Kosovë organizimin e zgjedhjeve e bën OSBE-ja, e cila është një “servis” i RIK-ut të Serbisë.

Në Komisionin Republikan Zgjedhor të Serbisë u kanë thënë medieve në Beograd se teknikisht është gjithçka gati për organizimin e zgjedhjeve edhe në Kosovë.

Lista Serbe siguron se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë