Loading…

Në Kosovë borë deri në 75 centimetra

  • 06/01/2017 | 14:53

Në Kosovë borë deri në 75 centimetra

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës lajëmron se sasia më e madhe e borës që ka rënë në Kosovës ka arritur deri në 75 centimetra. Kjo matje është bërë në fshatin Budakovë.


Këto janë sasisë e reshjeve të borës që IHMK ka regjistruar deri në orën 14:00:

Prishtinë 35 cm, Podujevë 36 cm, Pejë 11 cm, Malishevë 19 cm, Gjakovë 25 cm, Budakovë 75 cm, Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe Gadime (Lipjan) 65 cm.

IHMK thotë se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobeta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për nderprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do te vazhdojne edhe gjatë natës dhe ne pjesen e pare të ditës së shtune”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale gjatë vikendit sipas IHMK-së parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtesi mbi 12m/s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë