Loading…

Në Kosovë edhe 282 raste aktive me Covid-19

  • 05/06/2020 | 23:07

Në Kosovë edhe 282 raste aktive me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus ndërsa gjithsej në Kosovë janë 282  raste aktive, shkruan Gazeta Metro.


Ndërkaq sot janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 876 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 05 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.177 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.158 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë