Loading…

Në Kosovë për një veturë të vitit 2021 me çmim 40 mijë euro, duhet të paguhet doganë afër 12 mijë euro

  • 03/06/2021 | 11:50

Në Kosovë për një veturë të vitit 2021 me çmim 40 mijë euro, duhet të paguhet doganë afër 12 mijë euro

Në ueb-faqen e Institutit GAP, ekziston mundësia që të kalkuloni doganimin e një veture në Kosovë. Duke shënuar vitin, vlerën dhe kubikët e veturës, atëherë ju mund ta dini përafërsisht sa kushton doganimi i saj në total në Kosovë, nëse ajo importohet nga vendet e jashtme, shkruan Gazeta Metro.


Veturat që importohen në Kosovë, më së shumti vijnë nga shtetet perëndimore si Gjermania, Zvicra, Austria e Italia.

Për të importuar një veturë nga këto shtete dhe jo vetëm, vjetërsia e saj duhet të jetë jo më shumë se 10 vjet, ndryshe nëse e kalon këtë ajo nuk mund të doganohet e as të regjistrohet në Kosovë.

Që nga viti 2018, në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji që nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite, dhe ato do të duhet të plotësojnë standardin e njohur si ‘Euro Katër’ .

Ndërkaq të gjithë qytetarët që janë të interesuar të dinë se sa kushton doganimi i një veture, ku aty përfshihen akciza, tatimi në import dhe TVSH.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me institutin GAP kanë sjellur kalkulatorin e taksave për vetura. Ndryshe vlera e veturës përcaktohet sipas vlerësimit të Doganës së Kosovës.

Nëse keni një veturë të vitit 2021, me vlerë 40 mijë euro dhe me kubikë deri 2000, atëherë dogana në total kushton 11920 euro, ndërsa totali i çmimit të veturës dhe doganës bëhet 51920 euro.

KËTU mund ta kalkuloni çfarëdo veture që ju dëshironi. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë