Loading…

Në Kosovën ‘laike’ heshtin kur Qeveria ndan 659 mijë euro për shkollën katolike

  • 13/03/2019 | 15:37

Në Kosovën ‘laike’ heshtin kur Qeveria ndan 659 mijë euro për shkollën katolike

Opinionisti Xhevdet Pozhari ka thënë se Qeveria Haradinaj ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për konfesionin tjetër fetar, madje ato ai i stimulon, transmeton Gazeta Metro.


Pozhari ka thënë se Qeveria Haradinaj ka ndarë 659 mijë euro për ndërtimin e një shkolle katolike, po të ndaheshin për një shkoll myslimane do të bëhej ‘temë e muajit’ në Kosovë.

Më poshtë keni reagimin e tij të plotë:

Në Kosovë nëse flitet për vajzat me mbulesën Islame, ato mbesin peng i vendimeve që thirren në shtetin laik. Por, Qeveria Haradinaj ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për konfesionin tjetër fetar. Madje edhe i stimulon. Mjafton që ambalazhin ta kenë “laik”.

Pater Alex Bodefeld, drejtor i gjimnazit Loyola, njëkohësisht edhe prift, ka arsye t’i gëzohet 659 mijë eurove që i ka ndarë Ministria e Arsimit me vendim të kryeministrit për këtë institucion arsimor privat ku thuhet se nuk mungojnë as motrat e nderit!

Imagjinoni sikur me këtë shumë të përkrahej ndonjë shkollë “laike” e udhëhequr nga Shefqet Krasniqi! Do kallej këtuha me komente e analiza. Do t’i dilte rendi me e ngrit zërin edhe Mihrijes e Naimit! Të gjithë do të viheshim në mbrotje të laicizmit. Sidomos ata që nuk ia kanë as idenë nocionit “laik”.

Nga 659 mijë euro të kësaj shume, 308,858.54 euro shkojnë për rimburësimin e pagave të bashkëpunëtorëve të këtij gjimnazi, 300,000 euro të tjera shkojnë për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale “Loyola Profesional”, ndërsa 50,000 euro të tjera për shpenzime vjetore të kësaj shkolle prej vitit 2019!

Por, çka janë 659 mijë euro për kryeministrin, sidomos kur dihet se shumica e institucioneve publike nuk i kanë as kushtet elementare për kabinete./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë