Belgjika ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 sonte ndaj Rusisë në kuadër të EURO2020, shkruan Gazeta Metro.
Belgët ishin dominues në ndeshje dhe më të mirë se rusët në çdo pjesë të lojës.
Goli i parë i Belgjikës erdhi në minutën e 10′ të ndeshjes kur Romelu Lukaku shfrytëzoi hapësirën e lënë nga vija e mbrojtjes e Rusisë, kurse goli i dytë u shënua në minutën e 34′ nga Tomas Meunier.
Për fitoren me rezultat 3-0 të Belgjikës u përkujdes sërish ylli i Interit, Romelu Lukaku me golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 89′.
Belgjika e kishte edhe posedimin e topit dhe një dominim total ndaj rivalit të saj dhe kështu me lehtësi merr kreun e Grupit B ku bëjnë pjesë edhe Finlanda dhe Danimarka. /gazetametro.net