Loading…

Në listën e kuqe: Gjermania vendos karantinim për të pavaksinuar nga ky shtet

  • 12/11/2021 | 12:46

Në listën e kuqe: Gjermania vendos karantinim për të pavaksinuar nga ky shtet

Nga e diela, Gjermania do ta fusë Austrinë në listën e shteteve me rrezik të lartë nga Covid-19. Kjo masë do të sjellë pasoja për të pavaksinuarit.


Vendimin e ri e bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili të premten mbajti një konferencë për gazetarë, përcjell Gazeta Express.

Si pasojë e këtij vendimi, personat që udhëtojnë nga Austria në Gjermani duhet të karantinohen, përpos atyre që janë vaksinuar ose që e kanë kaluar Covidin. Me fjalë të tjera, masa e karantinimit vlen për të pavaksinuarit nga Austria.

Spahn njoftoi edhe për masa tjera, duek thënë se nga e shtuna do të ketë prapë teste falas. Ky vendim u mor pas disa rekordeve radhazi me infeksione të reja në ekonominë më të fuqishme evropiane.

Në një konferencë për gazetarë, Spahn gjithashtu tha se mjekët do të marrin rimbursime më të larta për vaksinime duke filluar nga e marta e javës së ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë