Loading…

Në luftë të rëndë me tumorin: Kjo është gjendja e Peles

  • 15/09/2021 | 15:53

Në luftë të rëndë me tumorin: Kjo është gjendja e Peles

Pele është liruar sot (e mërkurë) nga spitali, duke konfirmuar se gjendja e tij është e mirë.


Legjenda e futbollit ishte spitalizuar për gjashtë ditë me një gjendje shëndetësore (që nuk është bërë e ditur), por që nuk ishte serioz.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Pele ka falënderuar tifozët për mesazhet e pranuara.

“Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni për asnjë minutë që nuk kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri dhe dashuri! Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!”, ka shkruar legjenda e futbollit.

Tumori i zorrës së trashë i sulmuesit të Santos u gjet kur ai shkoi në spital për ekzaminime rutinë në fund të gushtit. Kirurgjia e tij u zhvillua më 4 shtator dhe ai pritej të linte kujdesin intensiv javën e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

Por, ai konfirmoi tani se është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë tretmanin e tij deri në rikuperim të plotë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë