Loading…

Në ‘luftën’ kundër koronavirusit, shkuma e sapunit është vërtetë arma më efektive: Arsyeja është kimike

  • 25/03/2020 | 10:52

Në ‘luftën’ kundër koronavirusit, shkuma e sapunit është vërtetë arma më efektive: Arsyeja është kimike

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve pas çdo veprimi ose takimi domethënës.


Mjekët dhe hulumtuesit jo vetëm mendojnë se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike, por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj disa viruseve të tjerë, potencialisht edhe më të rrezikshëm, si hepatiti A, meningjiti etj.

Por çfarë ndodh, pse sapuni është kaq i efektshëm? Është thjesht një pasojë kimike.

Koronavirusi, poshtë pikave që e bëjnë të duket sikur mban një kurorë, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon. Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa me ujë”,  siç thotë edhe shefi i infektivit pediatrik të spitalit të Pittsburg, i intervistuar nga CNN.

Jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyj në celulat e njeriut”.

Ndërkohë, është e rëndësishme të nënvizohet sesi nuk mjafton që të lahen duart me sapun, por që nga fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi. Dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë larja me sapun është edhe më i rëndësishëm se larja me dezinfektantët me bazë alkooli.

Këto e vrasin virusin, por nuk arrijnë ta zhdukin nga trupi, si sapuni që gjejmë në çdo banjo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë