Loading…

Në Mal të Zi konfirmohen 86 raste të reja me COVID-19

  • 01/08/2020 | 21:34

Në Mal të Zi konfirmohen 86 raste të reja me COVID-19

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Malit të Zi kanë përfunduar analizën PCR të 539 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 86 rezultate ishin pozitive.


Më së shumti raste me COVID-19 janë nga Podgorica 27 dhe Nikshiqi me 24.

“Një vdekje është raportuar në Danilovgrad. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 41, dhe që nga fillimi i vitit 50”, tha ISHP në një deklaratë.

220 pacientë janë shëruar nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i tyre që nga 14 qershori është 978.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 1855.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë