Loading…

Në Maqedoni brohoritet edhe kundër BE’së

  • 19/04/2017 | 09:13

Në Maqedoni brohoritet edhe kundër BE’së

Demonstruesit kanë brohoritur slogane kundër Bashkimit Evropian, derisa përsëri kanë dalë në rrugët e Shkupit, për të protestuar kundër përfshirjes së propozuar të partive shqiptare në koalicionin qeverisës në Maqedoni.


Mijëra demonstrues mbrëmë u ndalën para Kuvendit të Maqedonisë dhe kërkuan zgjedhje të reja, ndërsa i kritikuan përsëri planet e partnerëve të koalicionit qeverisës për zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në këtë vend.

Protestuesit, po ashtu, e kanë përshëndetur presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të cilin është raportuar se ka refuzuar të takohet me politikanin suedez, Carl Bildt, që është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, gjatë vizitës së tij të djeshme në Shkup.

Vizita e zotit Bildt kishte për qëllim përpjekjet për ta ndihmuar Maqedoninë në zgjidhjen e krizës së thellë politike dyvjeçare.

Partia e deritashme në qeveri, WMRO-DPMNW, për javë të tëra në mënyrë të suksesshme e ka bllokuar formimin e koalicionit qeverisës dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje WMRO-DPMNE-së që t’i ndalë taktikat penguese, nga të cilat është zgjatur kriza e gjatë politike në Maqedoni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë