Loading…
Në mesin e 19 thesareve të fshehura të Evropës, edhe qyteti i ngurtë shqiptar
  • 12/02/2019 | 16:57

Në mesin e 19 thesareve të fshehura të Evropës, edhe qyteti i ngurtë shqiptar

Në mesin e 19 thesareve të fshehura e të bukura  të Evropës, është edhe qyteti i ngurtë  i Shqipërisë, Gjirokastra. Bukuria, mbipopullimin, kostoja e qëndrimit, komoditeti, njerëzit, mikpritja, janë ato që e bëjnë Gjirokastrën njëri nga thesaret e fshehura të Evropës, trasnemton Gazeta Metro.


Rosie Fitzemaurice e nga e famshmja “Business Insider” kishte publikuar listën e “Mastercad” me 19 qytete, ku ajo i ka quajtur “Thesare të Fshehura” me destinacionet pak të njohura të Europës, por të përballueshme, që ju vijnë në ndihmë të shmangni vendet me shumë njerëz në udhëtimin tuaj të radhës.

Lista është përpiluar duke përdorur informacionin nga blogerët e udhëtimeve lokale, ekspertëve të turizmit, si dhe të dhënave të “Mastercaed”.

Çmimi mesatar i ushqimit për një person në një restorant mesatar është nën 8 Euro në Gjirokastër, ndërsa çmimi i fjetjes në një dhomë dyshe për një person, në një shtëpi pritjeje me 3 yje, është 20 Dollarë.

Gjirokastra, një prej tre qyteteve Shqiptare të mbrojtura nga UNESCO, shtrihet në luginën mes Lumit Drino dhe Maleve Gjere. Njihet si ‘Qyteti i Gurtë’ për shkak të miksimit të tij unik të arkitekturës greke dhe osmane.

Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë, në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur, pa bimësi, treasnmeton Gazeta Metro.

Duke qenë e tillë, në dimër kur rreshjet s’kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta. Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë.

Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën,dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore. Është e lidhur gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm, Lunxhërinë, Dropullin e Poshtëm, Pogonin, Zagorinë etj. Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është vendosur Gjirokastra, e ndan qytetin nga bregdeti. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë