Loading…

Në mesin e banorëve të Big Brother edhe një i dyshuar për dhunë në familje

  • 01/11/2026 | 10:24

Në mesin e banorëve të Big Brother edhe një i dyshuar për dhunë në familje

Reperi kosovar Ensar Elshani, i njohur me emrin artistik Fuego, është bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.


Para hyrjes në këtë format, emri i tij ishte përmendur në media lidhur me një rast të dyshuar të dhunës në familje.

Vitin e kaluar, reperi ishte arrestuar dhe ndaluar nga policia pas një incidenti për të cilin dyshohej dhunë në familje. Rasti ishte raportuar në media në atë kohë, shkruan “Kosovarja”.

Tashmë, Fuego i është bashkuar banorëve të tjerë të shtëpisë, duke deklaruar se përmes këtij formati dëshiron që publiku të njohë edhe anën tjetër të personalitetit të tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë