Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka bërë të ditur se sulmuesi i Mallorca, Vedat Muriqi është një nga 11 lojtarët e tij të preferuar në formacionin startues në lojën ‘Fantasy La Liga’, transmeton Gazeta Metro.
Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale gjigantin kosovar në fazën e sulmit ish-trajneri i Barcelonës e ka vendosur tandem me Robert Lewandowski, Rodrygo dhe Iago Aspas.
¿El delantero pichichi de Luis Enrique en el fantasy?
¡ES IAGO ASPASSSSS! 👀 pic.twitter.com/KWr1J24FeQ
— DAZN España (@DAZN_ES) November 25, 2022
Ndërsa, nga fansat është pyetur anëtari i stafit të tij (trajneri i fitnesit), Rafel Pol se kë do të zgjidhte mes Erling Haaland dhe Vedat Muriqit.
Ai thotë se pa dyshim që do të zgjidhte ‘El Pirata’, ndërsa thotë se e mbajnë mend sulmuesin kosovar që nga përballja e Spanjës me Kosovën dhe i kishte lënë përshtypje.
”Epo, Muriqi është një lojtar që e njihnim tashmë kur u përballëm me Kosovën dhe më pëlqeu që atëherë duke menduar gjithashtu se do të bënte një punë të mirë në Mallorca kur të transferohej, mua më pëlqen Haaland, por sigurisht pa dyshim që zgjedh “El Pirata” Muriqin,” ka thënë Pol.
Kujtojmë se Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me tetë gola të realizuara nga 12 ndeshje, duke shënuar kështu 66% e golave të skuadrës, kurse ka dhuruar edhe një asistim. /gazetametro.net