Sipas një burimi informativ të cilin e kanë pranuar Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e auto krimeve me datën 13 mars 2017, se në tri deponi, në lokacione të ndryshme, dyshohet për vetura që iu kanë shmangur obligimeve doganore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e autokrimeve rajonale në Mitrovicë dhe një njësi mobile e doganës Mitrovicë, me datën 14.03.2017, kanë bërë kontrollimin e këtyre deponive të veturave, të cilat këto vetura demolohen dhe pastaj shiten për pjesë, ku nga kontrollet e bëra në këto tri lokacione është arritur të evidentohen 106 vetura, të cilat dyshohet se ju kanë shmangur obligimeve doganore, për procedura të mëtejme, për shmangie doganore merret Dogana e Kosovës, përcjell gazetametro.net
Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka sugjeruar që të vazhdohet me procedurën e hetimeve të mëtutjeshme. /gazetametro.net