Loading…
Në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” gjenden armë, drogë e thika: Arrestohen pesë persona
  • 10/04/2019 | 12:18

Në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” gjenden armë, drogë e thika: Arrestohen pesë persona

Gjenden dhe konfiskohen armë dhe drogë në oborr të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.  


Me këtë rast, pesë persona, dy prej të cilëve janë të mitur mbrëmë janë shoqëruar në polici pasi që dyshoheshin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

“Pesë persona të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në stacion policor pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi. Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë