Loading…

Në organizime të strukturave paralele edhe krerët e policisë së Kosovës

  • 24/11/2016 | 10:58

Në organizime të strukturave paralele edhe krerët e policisë së Kosovës

Komuna paralele e Mitrovicës Veriore ka organizuar të mërkurën akademi solemne kushtuar 72 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti në luftën e dytë botërore.

Në këtë ceremoni ishte prezent edhe shefi i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ndërsa janë parë edhe disa ministra serbë në Qeverinë e Kosovës, si Dalibor Jevtiq, Lubomir Mariq dhe të tjerë.

Në akademinë e cila filloi me intonimin e himnit të Serbisë dhe përfundoi me përshëndetjen ‘Rroftë Republika e Serbisë’, kanë marrë pjesë edhe disa nga krerët e policisë së Kosovës në veri.

policia-e-kosoves-veri

KosovaPress-i ka siguruar fotografi nga kjo ngjarje e mbajtur dje në sallën ‘Mitrovacki Dvor’ në veri të Mitrovicës, ku në rroba civile shihen rreshteri i policisë Zhelko Bojiq, shef i operativës për rajonin e veriut dhe majori Goran Zhivkoviq, komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Por këtë informacion nuk e ka pasur zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, se strukturat udhëheqëse të policisë së veriut kanë marrë pjesë dje në akademi.

Ai, për veten e tij tha se nuk ka qenë as edhe i ftuar të marr pjesë aty, ndërsa u shpreh për KosovaPress, se nuk është në kompetencën e tij të përgjigjet për këtë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë