Loading…

Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Çitaku: Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet

  • 15/01/2022 | 09:26

Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Çitaku: Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat, shkruan Gazeta Metro.


Çitaku ka thënë se Fshati i Recakut atë ditë u bë dëshmitar i një tmerri ku 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe.

“15 janari i vitit 1999 është një ditë që gjithmonë do ta kujtoj. 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati i Reçakut u bë dëshmitar i një tmerri atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më pas, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimet”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Tëitter.

Për të shënuar këtë ditë, sot në Kosovë do të mbahen një varg aktivitetesh me pjesëmarrjen e krerëve të shtetit dhe përfaqësuesve diplomatik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë