Në Prishtinë për herë të parë po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi “Mee, See, Do”.
Në këtëkonferencë po marrin pjesë rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të ndryshme të trashëgimisë nga 13 shtete, njofton Klan Kosova.
Kjo konferencë do të zgjasë tre ditë.
Përmes saj po synohet që të njihen në mes vete trashëgimitë kulturore të vendeve pjesëmarrëse./gazetametro.net