Loading…

Në Prishtinë mbyllen 22 sallone masazhi: Dyshohen për prostutucion

  • 20/03/2019 | 12:03

Në Prishtinë mbyllen 22 sallone masazhi: Dyshohen për prostutucion

Në Komunën e Prishtinës mbyllen 22 sallone masazhi dhe arrestohen 9 persona pas disa aksioneve të policisë lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, Gazeta Metro.


Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, ku ka thënë se dyshohet se ka trafikim të qenieve njerzore në sallonet e masazheve.

“Policia e Kosovës ka nisur një aksion që do të vazhdojë tërë vitin. Është bërë inspektimi i vendeve sensitive ku mund të ketë viktima të trafikimeve njerëzore, që fatkeqësisht po identifikohen në sallonet e masazheve” u tha në konferencën e Policisë së Kosovës.

Në këtë konferencë u bë e ditur se janë inspektuar 48 lokacione, prej të cilave 22 janë mbyllur për shkak të parregullsive dhe janë arrestuar nëntë persona nën dyshimin për veprat penale ‘detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Gjithatu, u njoftua se kanë hasur në pesë punëtore nën moshën 18 vjeçare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë