Loading…

Në Prizren trotuare të qasshme për të gjithë

  • 18/03/2017 | 13:49

Në Prizren trotuare të qasshme për të gjithë

“EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me OPDMK, kanë realizuar sot performancën publike “Trotuare të qasshme për të gjithë”.

Përmes këtij aktiviteti kanë reaguar ndaj neglizhencës dhe pasivitetit të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e lëvizjes së lirë në trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

17264941_1291343590979906_1915115665164553658_n

Ky aktivitet, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur një pjerrinë në një trotuar (në Urën e Arastës) në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe lëvizje të lirë dhe më të sigurt brenda zonës urbane. Në hulumtimet e EC-it, viteve të fundit, qytetarët kanë veçuar si njërin prej shqetësimeve kryesore çështjen e lëvizjes së lirë në trotuare, gjë që duhet të kenë një adresim nga institucionet përgjegjëse.

17390652_1291343890979876_4523800689221576983_o

Performanca publike “Trotuare të qasshme për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë