Loading…
Në projektligjin për punë nuk përfshihet pushimi i lehonisë
  • 15/04/2019 | 21:22

Në projektligjin për punë nuk përfshihet pushimi i lehonisë

Në Projektligjin e Punës që është diskutuar në Kuvend, nuk është i përfshirë pushimi i lehonisë, transmeton Gazeta Metro.

Kështu sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, lehonat do të përfshihen në një ligj të veçantë, i cili ende nuk është gati për t’u shqyrtuar në Kuvend, por premtoi se së shpejti edhe ky ligj do të sjellët në Kuvend.

Po ashtu, edhe Projektligji për Punë, pas shumë diskutimesh nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, nuk u votua për mungesë të kuorumit.

Kuvendi në vazhdim është duke diskutuar pikat e rendit të ditës, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Pronën Publike. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë