Loading…

‘Në qafë do të më keni edhe katër vjet tjera’: Ali Ahmetit s’i bëhet vonë për kërcënimet e ‘Grupit të Zjarrit’ brenda BDI’së

  • 26/09/2022 | 15:13

‘Në qafë do të më keni edhe katër vjet tjera’: Ali Ahmetit s’i bëhet vonë për kërcënimet e ‘Grupit të Zjarrit’ brenda BDI’së

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka refuzuar kërkesat e një grupi të pakënaqurish brenda partisë që kërkuan nga ai të shkaktojë Artan Grubin nga detyra e zëvendës kryeministrit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.


Bashkimi Demokratik për Integrim është një program kombëtar i investuar në 20 vite dhe nuk mund të zhbëhet aq kollaj. Pra, BDI mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, por edhe pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe anëtarë tjerë të partisë. Kështu është përgjigjur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur të komentojë letrën e djeshme të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, e ku i kërkohej liderit Ahmeti ta shkarkojë Artan Grubin nga detyra e zëvendëskryeministrit të parë.

“Gjithmonë ka pasur pakënaqësi dhe do të ketë gjithmonë gjëra të tilla, por e rëndësishme është që shumica në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk do anarki, por debat të hapur, të rregullt dhe shkencor. BDI është një program kombëtar i investuar në 20 vite dhe nuk mund të zhbëhet aq kollaj. Pra, BDI mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, por edhe pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe anëtarë tjerë të partisë”, tha Ahmeti, ndërsa është përgjigjur edhe nëse vitin e ardhshëm, në zgjdhjet brenda partiake, do të rikandidojë për kryetar partie. “Në qafë do të më keni edhe katër vjet tjera”, u përgjigj shkurt Ahmeti.

Në ndërkohë, përmes një njoftimi me shkrim, i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” në BDI, dje shprehu pakënaqësitë brenda partisë, ndërsa potencuan se gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake. Thanë se “sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë