Loading…

Në qejf Matoshi: I gëzohet letrës së Trumpit, kujton fjalët e rënda të Erdoganit për Haradinajt

  • 17/10/2019 | 11:46

Në qejf Matoshi: I gëzohet letrës së Trumpit, kujton fjalët e rënda të Erdoganit për Haradinajt

Letra që Presidenti i Amerikës Donald Trump i ka dërguar atij turk Erdoganit, ku edhe e ofendon si duket e ka gëzuar këshilltarin e Ramush Haradinajt, i cili nuk ka ngurruar të bëj një krahasim ani pse nuk është aspak me vend,  shkruan Gazeta Metro.


Matoshi ka kujtuar fundin e marsit të vitit 2018, kur Erdogan e kishte kërcënuar Haradinaj hapur me rrëzim nga pushteti dhe duke i kërkuar llogari, ndërsa sot këshilltari i tij, është shprehur i gëzuar me letrën e Trumpit, duke thënë se ‘Krejt kthehet në këtë dynja’, toneve agresive të Trumpit ndaj Erdoganit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Krejt kthehet në këtë dynja!

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”;

Trump vs Erdogan

“Mos u bâ djalë i keq. Mos u bâ budallë! Nihemi ma vonë…”

P.S. Manash retorikat nebuloze politike të çastit, kurdoherë dhe kushdo që qeverisë me Kosovën, ka me qëndru fort në pozicionet e Haradinajt!
Liderēt politikë e dijnë por heshtin si peshku. Dhe turmat shpejt do ta kuptojnë këtë!
Republika e Kosovës përket në hemisferën Perëndimore dhe qëndron në kâmbë si projekt i përhershëm dhe i panegociueshëm!

Ndërsa,  kujtojmë që Presidenti turk kishte kritikuar kryeministrin e atëhershëm Ramush Haradinaj kur ai shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe Shefin e AKI’së pas arrestimt të gjashtë shteasve turkë të dyshuar se kishin lidhje me Fetullah Gylenin.

Për këtë Erdogan në jë fjalim të mbajtur në Stamboll e ka kritikuar Haradijan se duhet të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me shtetasit turq dhe gjithashtu ka bërë një thirrje të fortë kundrejt tij se shtetasit kosovarë do të japë përgjigjen e merituar.

“Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”, kishte thënë Erdogan.

Ndërsa sot, Presidenti i Amerikës Donald Trump i ka shkruar një letë Presidentit të Turqisë,Recep Tayyip Erdogan, duke i kërkuar zgjidhje të menjëherëshme për luftën në Siri, dhe të mos vriten njërëz të pafajshëm, shkruan Gazeta Metro.

Ndër të tjerash Trump i ka thënë Erdoganin ‘mos u bëj budalla e mos e luaj të fortin’ po të gjendet një mënyrë për ta parandaluar luftën atje.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë”, ka shkruar Trump në këtë letër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë