Loading…

Në radhë Bosnja, Erdogan pas Thaçit ‘gylenistët’ ia kërkon edhe Bakirit

  • 09/04/2018 | 16:40

Në radhë Bosnja, Erdogan pas Thaçit ‘gylenistët’ ia kërkon edhe Bakirit

Pas Kosovës me shumë gjasë Bosnja do të jetë ajo që do të dorëzojë ‘gylenistët’ të kërkuar nga Turqia. Megjithatë, zyrtarët e këtij vendi premtojnë se so do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet, ndërsa analistët nuk janë të bindur në sinqeritetin e tyre.


Pasi Kosova së fundi ka dëbuar gjashtë turq për në Stamboll, duke i konsideruar pasues të Fetullah Gylenit, mediat në Bosnje raportojnë se disa qytetarë turq në këtë vend po ballafaqohen me mundësinë e ekstradimit, përcjell gazetametro.net.

Ministri i Brendshëm në Bosnje Dragan Mektic i ka thënë Deutsche Welles se “BiH dhe Turqia kanë komunikim në lidhje me këtë çështje dhe se vendi do të veprojë në përputhje me ligjin për kërkesat e Turqisë”.

“Kjo procedurë është në fazën operacionale dhe nuk mund t’i zbuloj detajet, por unë mund të garantoj se gjithçka që do të bëjmë në këtë drejtim do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e BiH. Pavarësisht se cilat janë kërkesat, nuk do t’i plotësojmë ato nëse nuk përputhen me Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Mektic.

Ai shtoi se Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të përsërisë rastin e “grupit algjerian”, dhe ata do të trajtohen në përputhje me ligjin, dhe rregulloret që rregullojnë bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurisë.

“BiH është anëtare e Interpolit dhe nëse një kërkesë i jepet dikujt përmes Interpolit, atëherë është për ne që të veprojmë në përputhje me ligjin. Unë nuk e di nëse kjo do të duket si rasti i “grupit të algjerianëve”, por unë jam i sigurt se veprimet tona do të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi në vned dhe rregullat e organizatave ndërkombëtare në të cilat jemi anëtare. Unë nuk mund të paragjykoj nëse diçka do të ndodhë në këtë drejtim, por ju duhet të dini se shtetet po kërkojnë ndihmë ligjore dhe ndërkombëtare nga njëri-tjetri në baza ditore. Ne nuk mundemi që apriori të refuzojmë kërkesën e Turqisë për ndonjë ndihmë, por gjithçka duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe interesat tona në BiH”, ka theksuar Mektic.

Bosnja do t’i dorëzohet Turqisë

Megjithat, shumë analistë në Bosnje kanë dyshime sa i përket kapacitetit të zyrtarëve të BiH për të mbrojtur ligjet dhe Kushtetutën kur në pyetje është një superfuqi dhe vend mik si Turqia. Analistja nga Sarajeva, Ivana Maric thotë se BiH nuk është një superfuqi, duke shtuar se ky vend, pra, ndonjëherë e gjen veten në një situatë ku vendimet bëhen në përputhje me dëshirat e superfuqisë”.

“Partitë serbe në BiH shumë shpesh, nëse jo gjithmonë përmbushin kërkesat e Rusisë apo Serbisë fqinje, kroatët të Kroacisë, ndërsa pala boshnjake e Bosnje e Hecergovinës, Turqisë, SHBA’së dhe vendeve europiane. Nëse e shikojmë pra nga ky kënd, shumë vendime, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në atë të brendshmen nuk merren në përputhje me interesat e Bosnjes dhe Hecergovinës, por në përputhje me interesat e këtyre vendeve të lartëcekrua”, ka thënë Ivana Maric për DW.

Ajo kujton se autoritetet e BiH kanë shkelur të drejtat e njeriut të anëtarëve të të ashtuquajturit “grupi algjerian” në vitin 2002, kur ata iu dorëzuan Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët më pas përfunduan në burgun famëkeq Guantanamo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë