Loading…

Në Romë mbahet Forum për Investime dhe Tregti Kosovë – Itali

  • 31/01/2017 | 08:28

Në Romë mbahet Forum për Investime dhe Tregti Kosovë – Itali

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë – ICE dhe me mbështetje të ambasadës së Kosovës në Itali, sot në Romë të Italisë organizon Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë – Itali.


Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do t’i prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët e Italisë.

Të pranishmëve, me një fjalë përshëndetëse, do t’ju drejtohet kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 70 kompani nga Italia të cilat do të njoftohen për së afërmi me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

Njëherësh do të organizohen takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe 21 kompanive kosovare me qëllim të krijimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve tona.

Kompanitë italiane njëkohësisht do të mund të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit shtetërorë, të cilët do t’i njoftojnë ata për ambientin e biznesit si dhe mbështetjen që u ofron Kosova investitorëve të huaj.

Gjatë forumit do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes KIESA-s dhe FINEST S.p.A. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë