Loading…

Në seancë LDK, por Teuta Rugova dhe PDK e AAK ende jo

  • 03/08/2017 | 10:47

Në seancë LDK, por Teuta Rugova dhe PDK e AAK ende jo

Në sallë ku ka filluar punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, deri tani po mungojnë vetëm deputetët e PDK’së e AAK’së, e bashkë me ta edhe deputetja e LDK’së, Teuta Rugova.


Rugova ditë më parë kishte premtuar votën e saj pro Ramush Haradinajt kryeministër. Ajo sot edhe pse do të udhëheqte seancën si deputetja më e re, bashkë me Adem Mikullovcin si deputeti më i vjetër, nuk e shfrytëzoi këtë të drejtë pasi nuk është paraqitur fare në sallë, njejtë sikurse deputetët e PDK’së dhe ata të AAK’së.

Ndërsa për dallim nga partia e Veselit dhe Haradianajt, në sallë kanë qenë të pranishëm deputetët e Nisma për Kosovën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë