Loading…

Në shkelje të ligjit zgjedhor, Valon Ramadani, ministrat e Qeverisë Kurti dhe deputetët e LVV, mbajnë tubime pa i njoftuar zyrtarisht

  • 27/09/2021 | 22:04

Në shkelje të ligjit zgjedhor, Valon Ramadani, ministrat e Qeverisë Kurti dhe deputetët e LVV, mbajnë tubime pa i njoftuar zyrtarisht

Që nga nisja e fushatës zgjedhore, janë shumë takime me qytetarë e grupe të ndryshme që kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, shoqëruar nga ministra të qeverisë e deputetë të LVV, publikon në faqen e tij në rrjetin social Facebook.


Së fundi, ishte edhe tubimi me kandidatët për kuvend të komunës nga ky subjekt politik ku i pranishëm krahas kandidatit për kryetar të LVV në Ferizaj, Valon Ramadani, ishte edhe ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu.

Nga interesimi i redaksisë dhe burimet brenda Komisionit Komunal Zgjedhor, rezulton se ky tubim nuk ishte i lajmëruar zyrtarisht ashtu siç parasheh ligji zgjedhor për lajmërimet e tubimeve zgjedhore.

Kjo praktikë po ndodh tash e sa kohë, nga hapja e fushatës zgjedhore, siç mëson redaksia nga burimet në KKZ, ku LVV në Ferizaj nuk lajmëron siç parasheh ligji, tubimet zgjedhore, çka bën që çdo ditë e fushatës në këtë formë është në shkelje të ligjit zgjedhor nga kandidati i LVV për Kryetar të Ferizajt, ministrat pjesëmarrës në tubime zgjedhore si dhe deputetët.

Në këto rrethana, është Policia dhe KKZ ajo që do të duhej të reagonte për të ndëshkuar shkelësit e ligjit zgjedhor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë