Loading…

Në Shqipëri do të shkojnë edhe 40 policë kosovarë për të monitoruar finalen e Conference League

  • 25/05/2022 | 12:41

Në Shqipëri do të shkojnë edhe 40 policë kosovarë për të monitoruar finalen e Conference League

Policë nga Kosova do ta monitorojnë finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në Tiranë.


Klankosova.tv merr vesh se të paktën 40 policë kosovarë do të shkojnë në Tiranë për t’i dalë në ndihmë policëve shqiptarë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë” tha Kelani.

Kujtojmë se kjo është finalja e parë e një kompeticioni të tillë europian, si dhe për herë të parë zhvillohet në Shqipëri një finale e përmasave të tilla europiane.

Mbrëmë në rrugët e Tiranës pati shumë huliganizëm e ku mbetën të lënduar shumë persona, teksa 2800 efektivë të policisë shqiptare janë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm evropian.

Policia shqiptare ka informacione se nga çdo skuadër do të jenë 400-500 tifozë agresivë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë