Loading…

Në Skenderaj i zë dheu dy persona duke punuar, njëri vdes

  • 11/06/2019 | 11:12

Në Skenderaj i zë dheu dy persona duke punuar, njëri vdes

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skenderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë