Loading…

Në spitalet publike të Kosovës, shkelen të drejtat themelore të pacientëve

  • 18/04/2017 | 15:07

Në spitalet publike të Kosovës, shkelen të drejtat themelore të pacientëve

Çdo qytetar ka të drejtën e dhënies së pëlqimit për vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin e tij (familjari ose kujdestari i tij në qoftë se gjendja e tij nuk e lejon); ky informacion është një parakusht për çdo procedurë dhe trajtim, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në kërkime shkencore”, thuhet në pikën 4 të Kartës për të Drejtat e Pacientëve.


Me këtë Kartë sot Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, e cila është anëtare e rrjetit evropian, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pacientëve.

Besim Kodra nga kjo shoqatë, thotë se pacientët në përgjithësi në Kosovë përballen me vështirësi të shumta nga institucionet të cilat sipas tij, e kanë denigruar pacientin si njeri dhe qytetar, shkruan Gazeta Shneta.

“Shëndetësia moderne është e ndërtuar me pacientët në qendër dhe jo siç ndodhë në Kosovë ku mjeku jep dhe pacienti merr. Pacienti duhet të vendos për atë çfarë merr”.

“Ata ballafaqohen me mungesë barnash, shërbime jocilësore, sjellje të stafit jo të arsyeshme dhe kushte higjienike jo të mira”, konsideron Kodra.

Ai deklaron se Qeveria nuk e ka as në hartë shëndetësinë si prioritet. Këtë konstatim e nxjerrë nga shifrat buxhetore që ndahen për shëndetësinë.

PRAK ka bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe SHSKUK-në. Shoqata ka dy zyre, një në QKUK dhe një në spitalin e Prizrenit.

Që nga hapja e këtyre zyrave ata kanë pranuar mbi 500 ankesa të cilat janë drejtuar në institucionet përkatëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë